Mbrojtja nga telefonatat mashtruese
Mbrojtja nga telefonatat mashtruese
Çfarë janë thirrjet telefonike mashtruese (Wangiri Fraud)
Marrja e thirrjeve të humbura nga numra ndërkombëtare qe nuk i njihni, qoftë në telefon celular ose pajisje fikse. Mashtruesit që gjenerojnë këto thirrje të humbura synojnë që ju të merrni mbrapsht këto numra shumë të kushtueshëm ndërkombëtarë, të njohur si numra Wangiri. Nëse keni marrë një thirrje të tillë kjo nuk do të thotë që jeni targetuar në mënyrë specifike. Mashtruesit kanë kryer thirrje të humbura një seri numrash të çfarëdoshëm ku mund të ketë qenë i përfshirë edhe numri juaj.
Si të mbroheni?
Nëse keni një thirrje te humbur nga një numër ndërkombëtar që nuk e njihni, mos e ktheni thirrjen dhe njoftoni falas Vodafone Albania tek 140/149. Telefonatat drejt numrave Wangiri kanë një kosto të lartë për shkak të tarifave të kushtueshme. Vodafone Albania ju njofton se ka marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur të gjithë pajtimtarët nga telefonatat hyrëse të gjeneruara nga këto numra me prefiks ndërkombëtar dhe se po punon bashkë me operatorët e tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar për ndalimin e këtij aktiviteti të kundraligjshëm.