Vodafone vazhdimisht investon në teknologjinë më të fundit dhe kujdeset që të transmetojë eksperiencën më të mirë për klientët.
Duke filluar nga data 1 Gusht 2022 pajtimtarët që përdorin shërbimet fikse me parapagesë do të përfitojnë shërbim të pandërprerë dhe do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të paguar shërbimin.
Sipas mënyrës së re të faturimit, Vodafone do të faturojë Shërbimin cdo fillim muaji dhe Ju do të keni mundësi të paguani faturën brenda 15 ditëve, ndërkohë që përfitoni shërbimin.
Ndryshimi i afatit të parapagimit dhe faturimit
Si ishte (deri në Korrik 2022)
|
Si do të bëhet (Gusht 2022) |
Afati i pagesës
Pajtimtari duhet të kryejë pagesën 10 ditë përpara datës së përfundimit të shërbimit të paguar më parë. Në rast mospagimi të faturës Pajtimtari nuk e përfiton shërbimin për muajin pasardhës.
Shembull: Pajtimtari ka parapaguar shërbimin për periudhën nga 5 Korrik deri në 5 Gusht. Për të përfituar shërbimin për periudhën 6 Gusht – 6 Shtator, pajtimtari duhet të kryejë pagesën përpara dates 6 Gusht.
|
Afati i pagesës
Pajtimtari duhet të kryejë pagesën brenda datës 15 të muajit që po përfiton shërbimin. Në rast mospagimi brenda afatit, Vodafone do të njoftojë Pajtimtarin mbi vonesën në pagim duke i ofruar edhe një afat tjetër 15 ditor përpara marrjes së masave kufizuese.
Shembull: Pajtimtari ka parapaguar shërbimin për periudhën nga 5 Korrik 2022 deri në 5 Gusht 2022. Për të përfituar shërbimin për periudhën 6 Gusht – 6 Shtator, Pajtimtari nuk duhet ta parapaguajë atë perpara dates 6 Gusht. Pajtimtari do të ketë mundësinë të paguajë shërbimin e muajit Gusht ndërkohë që po e përfiton këtë shërbim, deri në datë 15 Shtator.
|
Mënyra e Faturimit
Pajtimtari faturohet në momentin e pagimit të shërbimit në dyqan.
Shembull: Për të paguar shërbimin për periudhën 5 Korrik 2022 – 5 Gusht 2022, pajtimtari duhet të paraqitet në dyqanet Vodafone për të tërhequr dhe paguar faturën brenda datës 5 Gusht 2022. |
Mënyra e Faturimit
Pajtimtari faturohet cdo datë 1 të muajit të cilin pritet të përfitojë shërbimin. Fatura vihet në dispozicion në në formën e përzgjedhur nga Pajtimtari.
Shembull: Për të paguar shërbimin për muajin Shtator 2022, pajtimtari do të pajiset me faturë në datë 1 Shtator 2022. Fatura do të vihet në dispozicion në formë elektronike ose me kërkesë të Pajtimtarit fizikisht në adresën e banimit. |
KUJDES - E vlefshme vetëm për periudhën e parë tranzitore të ndryshimit të faturimit dhe pagimit: Fatura e parë me modelin e ri të faturimit do të përfshijë gjithashtu edhe detyrimin për ditët e muajit të mëparshëm, në varësi të datës së nënshkrimit të Kontratës së Pajtimit.
Konkretisht, nëse pajtimtari ka parapaguar shërbimin fiks për periudhën 30 ditore 5 Korrik – 5 Gusht , fatura për periudhën vijuese do t’i gjenerohet në datë 1 Shtator dhe do të përfshijë detyrimin për periudhën 5 Gusht – 30 Shtator.
Shënim i rëndësishëm:
Të gjitha ndryshimet e sipërpërmendura në ciklin e faturimit dhe mënyrën e pagesës për shërbimet fikse nga klientët me parapagesë bëhen me qëllim automatizimin e proceseve të brendshme të kompanisë dhe rritjes së kënaqësisë të klientit. Në rast se për arsye teknike, sistemi i ri nuk bëhet funksional në muajin Korrik, mënyra e re e pagesës bëhet efektive ne muajin pasardhës. Pajtimtarët do mbahen të informuar me SMS për cdo zhvillim.
Per cdo paqartesi na shkruaj direkt ne https://api.whatsapp.com/send?phone=355696000140 ose lidhu me agjentin tone duke telefonuar ne +140