Njoftim i shoqërisë Vodafone Albania Sh.A.
Të nderuar Pajtimtarë,
Shoqëria Vodafone Albania ju njofton se duke filluar nga data 1 Korrik 2021, të gjithë Pajtimtarët e saj (me kartë të parapaguar dhe me kontratë pajtimi) të cilët udhëtojnë në një nga shtetet e Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnje dhe Herzegovinë) do të kenë mundësi të përdorin njësitë e planit tarifor dhe paketave kombëtare pa tarifim shtesë, duke respektuar limitet e politikës së përdorimit të drejtë*. Kjo do të thotë se pajtimtarët do të mund të shfrytëzojnë në roaming minutat, SMS dhe internetin e përfshirë në paketën/planin tarifor mujor që kanë blerë/apo janë të abonuar në Shqipëri duke paguar zero lekë shtesë për shërbimin roaming në 5 shtetet e Ballkanit Perëndimor.
- Shfrytëzimi pa pagesë i shërbimit roaming, është i vlefshëm për telefonatat e origjinuara/terminuara, SMS dalëse/hyrëse drejt apo nga të gjithë rrjetet e Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnje dhe Herzegovinë) gjatë roaming të Pajtimtarit Vodafone në operatorin e rrjetit të vizituar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Bëjnë përjashtim vetëm thirrjet drejt rrjeteve fikse, për të cilat aplikohen tarifat roaming të paraqitura në seksionin përkatës në faqen Vodafone.al
- Paketat 30 ditore të aktivizuara në Shqipëri që do të mund të përdoren në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor janë: Basic, 4G Start, 4G Go, 4G Run, 4G Fly;
- Njësitë (Minuta, SMS, KB) e përdorura në vendet e Ballkanit me Roaming do të zbriten nga paketat aktive në Shqipëri ose në rastin kur Pajtimtari ka zgjedhur një paketë shtesë Roaming, njësitë do të zbriten nga kjo e fundit.
- Struktura e tarifimit: 30 + 1 sekonda (tarifë fillestare për 30 sekondat e para të telefonatës pastaj tarifimi për cdo 1 sekond) Internet 1kb + 1kb (tarifimi për cdo 1kb përdorim Interneti);
- Për internetin në roaming, Vodafone ka të drejtë të aplikojë automatikisht kufizimet e parashikuara në Politikën e Përdorimit të Drejtë sipas Rregullores së AKEP. Për të mësuar sasinë e vëllimit të paketës suaj kliko këtu: https://www.vodafone.al/roaming/roaming-in-ballkans/
- Paketat e dedikuara roaming (1-Ditore Europë, 4-Ditore Europë, 10-Ditore Europë + SHBA&Kanada, 300 MB Europë, 1.5GB Europe + SHBA&Kanda, 10-Ditore World) tek të cilat përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor do të vijojnë të jenë në treg në dispozicion të pajtimtarëve.
- Në rast se njësitë e paketes aktive në Shqipëri janë konsumuar, dhe njëkohësisht pajtimtari nuk ka një paketë roaming, pajtimtarët me kartë të parapaguar dhe ata me kontrate pajtimi do të tarifohen për njësi sipas tabelës së mëposhtme:
Tarifat e roaming në shtetet e Ballkanit Perëndimor për rastet e tejkalimit të limitit të politikës së përdorimit të drejtë për Pajtimtarët me kartë të parapaguar dhe me kontratë pajtimi |
|||||
|
Thirrjet Dalëse |
Thirrjet Hyrëse |
SMS Dalëse |
SMS Hyrëse |
Internet |
(A) Paketë aktive me parapagesë/ Njësitë e planit tarifor me paspagesë nuk janë konsumuar |
4.73 |
Falas |
1.48 |
Falas |
1.14 |
(B) Asnjë paketë aktive me parapagesë/ Njësitë e planit tarifor me paspagesë janë konsumuar |
28.04 |
Falas |
8.86 |
Falas |
11.13 |
- Në rast se njësitë e paketes aktive në Shqipëri janë konsumuar, pajtimtarët me kartë të parapaguar dhe ata me kontrate pajtimi do të mund të blejnë një paketë të re ne MyVodafone.
*Shënim lidhur me Politikën e përdorimit të drejtë
Përdorimi i shërbimeve roaming në Ballkanin Perëndimor, sipas modelit RLAH (Roaming like at home) ose roaming si në shtëpi shoqërohet me politika të përdorimit të drejtë të këtyre shërbimeve, të cilat synojnë shmangien e abuzimeve dhe përdorimit anormal. Në këtë kuadër, Vodafone ka të drejtë të aplikojë tarifa shtesë roaming, mbi tarifën përkatëse të aplikuar në Shqipëri, të cilat janë të lidhura me rastet e shkeljes së kushteve të përdorimit drejtë ose me tejkalimin e limitit/kufizimit sasior të përdorimit të të dhënave në roaming në Ballkanin Perëndimor sipas përcaktimeve në Rregulloren mbi Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë së Heqjes së Tarifave Roaming me Pakicë (RLAH) me Ballkanin Perëndimor, miratuar nga AKEP në date 09.06.2021.
Niveli i tarifës shtesë roaming që Vodafone mund të aplikojë për abuzim/përdorim anormal të shërbimeve roaming, apo tejkalimit të sasisë limit të internetit për konsum në roaming në Ballkanin Perëndimor me tarifë si në Shqipëri, nuk do të tejkalojë vlerat e mëposhtme:
4.73 lekë/minutë për thirrje dalëse
2.36 lekë/minutë thirrje hyrëse
1.48 lekë/SMS dalëse
1.14 lekë/MB për internetin
Për më shumë informacion rreth tarifimit në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, telefononi 140, vizitoni vodafone.al https://www.vodafone.al/roaming/roaming-in-ballkans/ ose dyqanet Vodafone.