Njoftim mbi një ndërhyrje në rrjet gjatë datës 16/10/2022.
Të nderuar klientë,Ne në Vodafone jemi vazhdimisht në kërkim të novacioneve në teknologji, për të automatizuar kështu proçeset e kompanisë në mënyrë që të rrisim kënaqësinë tuaj. Për këtë qëllim, Vodafone përkushtohet çdo ditë të investojë në përmirësimin e vazhdueshëm të rrjetit. Ndaj ju informojmë se, gjatë datës 16.10.2022 ne do të nderhyjmë në rrjet dhe për këtë arsye do të ndikohet një pjesë e shërbimeve të Telefonisë Celulare duke prekur një pjesë të vogël të klientëve tanë. Sistemet e prekura do të kthehen në funksion brenda 24 orëve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Vodafone Albania