IP VPN
IP VPN
VPN është një rrjet privat i krijuar brenda infrastruktures së një rrjeti publik. Me anë të VPN bizneset dhe pu nonjësit mund të aksesojnë në mënyrë të sigurtë rrjetin e organizatës së tyre. Duke konfiguruar një VPN, në rrjet mund të ndahen të dhëna njëlloj si të ishin të lidhur me kabell në një LAN point-to-point.
Siguria në VPN realizohet me anë të teknikës së tunelimit, ku paketat enkriptohen, payload i enkriptuar enkapsulohet brenda paketës.
Përfitimi i VPN është që lejon një organizatë për të pasur lidhje të sigurtë midis zyrave ose përdoruesve të ndara gjeografikisht, duke përdorur lidhjet ekzistuese (ADSL, ISDN, kabell). Protokollet që e suportojnë këtë shërbim janë PPTP, IPsec, L2F, L2TP.
Vodafone në infrastrukturen backbone IP i ka dhënë prioritet protokollit IPsec në mënyrë që IP VPN të konvergjoj në një shërbim me prioritet të lartë.

Përse VPN?
Përse VPN?
Ka disa arsye për ndërtimin e VPN, por më i rëndësishmi është që virtualizohet komunikimi midis anëtarëve të një organizate që janë gjeografikisht të ndarë. Komunikimi është “i padukshëm” nga jashtë dhe njëkohësisht ka avantazh sepse përdor infrastrukurën ekzistuese. Shërbimi IP VPN u mundëson përdoruesve të logohen në rrjetin e kompanisë dhe të realizojnë lidhje të shpejtë dhe të sigurtë. Arsye tjetër është se ky komunikim është mjaft ekonomik, një koleksion rrjetesh virtuale që implementohet në një rrjet të vetëm fizik duke qënë më i lirë për t'u operuar.
Përdorimi i VPN për rrjete të brëndshme.
VPN mund të përdoret kudo ku kërkohet një lidhje e sigurtë point-to-point midis zyrave që ndodhen larg. Për shembull, në një spital të madh sistemi kryesor është në zyrën e administratës, ndërsa laboratorët ndodhen diku tjetër. Në vënd që të realizohet lidhja me anë të linjave, mund të krijohet një VPN me kosto të ulët dhe të dhënat mund të shkëmbehen në mënyrë të sigurtë mbi linja telefonike. Një pajisje VPN (switch, router ose server) vendoset midis rrjetit të departamentit dhe rrjetit kryesor.
Përdorimi i VPN për rrjete të jashtme.
Një kompani mund të ketë një degë të vogël ose punonjës që hyjnë “remote” dhe që puna e tyre varet nga zyra qëndrore, ose mund të ketë klient që duan të kenë akses të sigurt të dhënash.