eBill
Pyetje të shpeshta
Çfarë është fatura elektronike Vodafone?
E-Bill është një shërbim i vlefshëm për pajtimtarët me kontratë i cili mundëson kontroll të plotë mbi shpenzimet mujore.
Çfarë lehtësirash më ofron fatura elektronike (E-Bill)?
- Njoftim me SMS/ Email kur fatura është gati që ju informon për:
- Datën maksimale të pagesës.
- Detyrimin e muajit aktual si dhe detyrimin total
- Informacion të detajuar mbi aktivitetin e kryer nga secili numër.
A është i sigurtë shërbimi i faturës elektronike Vodafone?
Po, ky shërbim ofron siguri maksimale pasi çdo herë që ju do të kërkoni të hyni për të parë faturën tuaj elektronike, do të merrni me SMS në numrin tuaj të telefonit një PIN sigurie te ri, i cili ju lejon të hyni në aplikim.
Për të aktivizuar shërbimin e faturës elektronike ju mund të nënshkruani një kontratë në një nga dyqanet tona Vodafone apo nëpërmjet agjentit të dedikuar duke paraqitur një:
• Mjet identifikimi ( Pasaportë ose kartë identiteti )
• Kërkesë zyrtare, autorizimin përkatës si dhe kopje të mjetit të identifikimit të administratorit në rast se personi që paraqitet në dyqan nuk është vetë administratori i firmës.
• Kërkesë zyrtare, autorizimin përkatës si dhe kopje të mjetit të identifikimit të administratorit në rast se personi që paraqitet në dyqan nuk është vetë administratori i firmës.
Ku duhet të kontaktoj në rastet kur do më duhet ndihmë për të parë faturën elektronike?
Për pyetje rreth faturës elektronike ju mund të telefononi shërbimin e kujdesit për klientin në numrin 149.
A mundem të shikoj faturën elektronike të muajit të kaluar?
Ju mund të shihni të gjitha faturat tuaja elektronike për një periudhë deri në 6 muaj(përfshi muajin aktual).
Në rast se aktivizoj shërbimin në një nga datat e këtij muaji, a mundem të shikoj faturat e muajve të mëparshëm.
Ju mund të shikoni vetëm faturën e muajit aktual dhe të muajve pasardhës.