Kontrolli i internetit ne Roaming
Shërbimi Kontrolli i Internetit në Roaming:
- Ju njofton mbi përdorimin e internetit në roaming.
- Bllokon shërbimin e internetit në roaming kur limiti mujor është arritur.
- Automatikisht aktiv për të gjithë abonentët tanë me kontratë
- I vlefshëm në të gjithë botën.
- Me këtë shërbim ju mund të mbani nën kontroll shpenzimet tuaja të internetit në roaming.
Si funksionon?
Kur ky shërbim është aktiv, ju njoftoheni kur jeni duke perdorur internet me çmime standarde roaming si dhe në limitet e mëposhtme:
Skema 1
- 2,000 Lekë (do të merrni thjesht një njoftim kur arrini këtë limit)
- 4,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)
- 20,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)
Skema 2
- 5,000 Lekë (do të merrni thjesht një njoftim kur arrini këtë limit)
- 10,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)
- 50,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)
Skema 3
- 10,000 Lekë (do të merrni thjesht një njoftim kur arrini këtë limit)
- 20,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)
- 100,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)
*Vlerat e mësipërme janë pa TVSH
Në momentin që ju lidhni një kontratë me Vodafone Albania, Skema 2 është e parazgjedhur në llogarinë tuaj. Ju mund t’a ndryshoni atë në bazë të nevojave tuaja nëpërmjet:
- SMS (Dërgoni teksin S1 ose S2 ose S3 te 149) për të përzgjedhur skemën që dëshironi).
- #123# (Te menuja Roaming).
- My Vodafone (Te menuja Roaming).
Kur shpenzimi juaj i internetit në roaming arrin limitin e paracaktuar mujor në vlerën:
- 4,000 Lekë (pa TVSH) ose 20,000 Lekë (pa TVSH) per Skemën 1
- 10,000 Lekë (pa TVSH) ose 50,000 Lekë (pa TVSH) per Skemën 2
- 20,000 Lekë (pa TVSH) ose 100,000 Lekë (pa TVSH) per Skemën 3
Vodafone automatikisht bllokon shërbimin e internetit në Roaming. Kjo shërben për t’ju mbrojtur dhe për të shmangur shpenzimet e paparashikuara në Roaming.
Si mund ta zhbllokoni shërbimin e internetit në roaming?
- Sapo të merrni njoftim që interneti në roaming po ndërpritet dhe pasi ta konstatoni vetë atë, nëse dëshironi të vazhdoni të përdorni internetin pavarësisht shpenzimit, mund të zhbllokoni shërbimin e internetit në roaming duke dërguar një SMS falas me tekst "PO" te "149".
- Nëse ju vendosni të zhbllokoni shërbimin e internetit për herë të dytë, ju nuk do të merrni njoftime të tjera me SMS për muajin aktual dhe do jeni në gjendje të lundroni në internet pa kufizime me çmime standarde roaming.
- Nëse ju nuk ndërmerrni asnjë veprim për zhbllokimin e internetit në roaming, ai do të aktivizohet automatikisht në muajin pasardhës.
Aktivizimi/Çaktivizimi i shërbimit
- Ju mund të zgjidhni ta çaktivizoni këtë shërbim tërësisht duke dërguar një SMS falas në 149 me tekst " D"
- Nëse doni të aktivizoni përsëri shërbimin ju mund të dërgoni një SMS falas në 149 me tekst "A"