GPS/Wi-Fi/Bluetooth/Mobile Network. Gjithashtu ka një kartë SIM të integruar.
Të gjitha këto mundësojnë informacion mbi vendndodhjen edhe kur distanca mes jush është shumë e madhe.
Çfarë mund të gjurmoj me Curb?
Pothuajse gjithçka. Curb ka të përfshirë aksesorin për çelësat i cili mundëson lidhjen me shumë sende të tjera. Mund të gjurmoni çelesat, kafshët shtëpiake, çantën etj. Curb mundëson ndarjen e informacionit me deri në 9 persona të tjerë. Kjo veçori ndihmon në gjurmimin e kafshëve apo makinës nga e gjithë familja.
Gjurmim inteligjent i vendndodhjes
Curb përdor 4 teknologji të ndryshme si GPS, Wi-Fi, GSM dhe Bluetooth. Këto bëjnë që pavarësisht nëse je në shtëpi apo jashtë saj, lidhja me pajsjen do të jetë e qëndrueshme. Përveç këtyre, ke mundësi të përditësosh vendndodhjen çdo 3-5 sekonda brenda një sesioni 15 minutësh (me qëllim ruajtjen e baterisë)
Lidhja me Smart SIM
Pajisjet që përdorin vetëm teknologjinë Bluetooth kanë nevojë të kenë pranë gjithnjë një pajisje tjetër në mënyrë që të gjejnë vendndodhjen. Për këtë arsye nuk mund të përdoren larg telefonit. Vodafone Curb përdor një Vodafone Smart SIM për t’u lidhur me rrjetin global. Kjo mundëson gjetjen e sendeve kudo që janë, madje edhe në shtete të ndryshme.
Alarmi zanor dhe afërsia me Bluetooth-in
Vodafone Curb përdor Bluetooth dhe alarm zanor për të gjetur sendet të cilat i ke pranë por nuk i sheh, si për shembull çelësat apo çanta. Këto dy metoda përdoren kur telefoni dhe pajisja ndodhen në një distancë prej rreth 10m. Pra ju mund t’i jepni një komandë nëpërmjet Smart App dhe pajisja do leshoijë një tingull specifik. Kjo do ju ndihmojë ta gjeni më shpejt sendin tuaj me vlerë.
Njoftimet e shpejta
Butoni për njoftimin e shpejtë është një mënyrë tjetër komunikimi mes pajisjes dhe telefonit. Kur shtyp butonin e pajisjes për 3 sekonda, ajo dërgon vendndodhjen e fundit në aplikacionin që ke në telefon. Në këtë mënyrë, njerëzit e tu të dashur mund të të dërgojnë vendndodhjen thjesht me një buton. Mund të shtoni deri në 9 persona të tjerë të cilët do të marrin të njëjtin njoftim.
Zonat
Personalizo shërbimin duke përcaktuar zonat sipas nevojave të tua. Zonat janë kufij virtual rreth vendndodhjeve që mund të të interesojnë. Këto zona janë lehtësisht të përcaktueshme, thjesht futu në aplikacionin Vodafone Smart App dhe vendos adresen e zonës. Më pas, ti do të marrësh njoftim nëse pajisja del ose futet në zonë.
Bateria
Bateria e Vodafone Curb zgjat deri në 7 ditë në varësi të përdorimit dhe modalitetit të zgjedhur.
• Modaliteti performacës: bateria zgjat deri në 3 ditë
• Modaliteti përditshmërisë: bateria zgjat deri në 5 ditë
• Modaliteti kursim baterie: bateria zgjat deri në 7 ditë
Gjurimimi në kohë reale do ndikojë në shkarkimin e shpejtë të baterisë, por pajisja gjithmonë do ju njoftojë kur ka nevojë të karikohet. Statusi i baterisë mund të kontrollohet nëpërmjet aplikacionit
E lehtë dhe reziztente
Curb është e lehtë sa një çelës shtëpie dhe mund të bashkohet pothuajse me çdo send. Është ndërtuar për përdorim të përditshëm dhe rezistencë, element përforcues ndaj baltës dhe kushteve atmosferike të cilët e çertifikojnë pajisjen me standardin IP67.
Dizajn për kafshët
Curb përfshin disa karakterisitika të dedikuara për kafshët siç janë Shëtitjet dhe Profili. Mund të blihet edhe mbajtësja e dedikuar për kafshët për t’ju përshtatur sa më mirë qaforeve
Vodafone Smart App
Lidh të gjitha pajisjet IoT me një aplikim të vetëm dhe administro planet tarifore të secilës brenda tij.
Funksionet e aplikacionit:
Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play dhe Appstore, duke kërkuar “Vodafone Smart App”.
Aplikacioni mundëson një komunikim të sigurt të pajisjes me përdoruesin si dhe personat e ftuar me të cilët pajisja duhet të ndërveprojë.
Hapat e instalimit të Vodafone Smart App
- Pasi shkarkon aplikacionin në App Store dhe Play Store, hape dhe ndiq hapat e mëposhtëm.
- Zgjith prefiksin e Shqipërisë (+355) dhe më pas vendos numrin e telefonit sipas formatit 69XXYYZZZ.
- Shtyp OK dhe prit mesazhin konfirmues me kodin 6 shifror
- Vendos kodin dhe shtyp OK
- Kliko te + për të lidhur pajisjen me aplikacionin
- Mbaje të shtypur butonin anësor të pajsjes për 3 sekonda deri sa të ndizen të treja dritat
- Lidhjen me telefonin mund ta bësh nëpërmjet Bluetooth (duke qenë i aktivizuar), ose manualisht duke shkruar IMEI-n i cili gjendet në paketim ose në trupin e pajisjes.
- Në ekran do shfaqen 4 shifrat e fundit të IMEI-t. Zgjidh shfrat përkatëse duke klikuar rrethin në të djathtë
- Pasi kryhet lidhja, mund të vazhdosh me personalizimin e të dhënave.
Hapat e mësipërm i gjeni edhe në këtë video: https://www.youtube.com/watch?v=_9b3_CtXQ-s.
Për me shumë pyetje ju lutem klikoni këtu.