Rimbushje Online

Tashmë me Vodafone ju mund të rimbushni numrit tuaj (ose çdo numër tjetër) në mënyrë elektronike dhe të përfitoni plot dhurata nga Vodafone.
Për të kryer rimushjen mjafton të klikoni këtu ose logoheni në profilin tuaj My Vodafone dhe të ndiqni hapat. Rimbushja mund të kryhet me cdo lloj kartë VISA apo MASTERCARD që keni në emrin tuaj. Minimumi i vlerës së rimbushjes është 100 lekë dhe përvec lehtësisë në përdorim me rimbushjen online ju do të përfitoni dhe shumë benefite në varësi të vlerës së rimbushjes. Përfitimet arrijnë deri në: 3GB Internet për 30 Ditë.
 
Ju lutem të sigurohuni që numri që keni dhënë për rimbushje të jetë i saktë dhe prisni SMS konfirmuese që rimbushja është kryer me sukses.
 
  • Nëpërmjet funksionalitetit të Rimbushjes Elektronike ju mund të rimbushni numrin tuaj me parapagesë apo të dikujt tjetër me vlerën e dëshiruar. 
  • Pasi të plotësoni fushat e kërkuara (numri që dëshironi të rimbushni dhe vlerën e rimbushjes) ju do të drejtoheni në faqen e pagesës e-Commerce ku ju duhet të vendosni të dhënat e kërkuara nga kjo faqe, në mënyrë që të proçesohet pagesa. Kjo faqe nuk është në pronesi të Vodafone Albania dhe Vodafone nuk do të grumbullojë te dhëna financiare personale që klientët kanë dhënë gjatë këtij procesi
  • Kur paraqesni hollësitë për kryerjen e rimbushjes elektronike, karta e kreditit/debitit kontrollohet nga platforma e pagesës e-Commerce Connect në bashkëpunim me Banken Raiffeisen e cila është partnere e Vodafone për Rimbushjen Elektronike.  Siguria e transaksionit financiar garantohet nga një sistem enkriptimi i të dhënave (SSL) dhe nga ndërlidhje të tjera direkte, të mbrojtura dhe nga çertifikatat përkatëse.
  • Ju do të njoftoheni nëse rimbushja elektronike është kryer apo jo me sukses. Me dhënien e konfirmimit online nga ana jonë për rimbushjen elektronike, ajo nuk mund të anulohet më.
  • Ju mund të kryeni rimbushje elektronike direkt nëpërmjet faqes zyrtare të Vodafone Albania në statusin e vizitorit ose pasi të kenë hyrë në aplikacionin My Vodafone. Të gjithë klientët me statusin Vizitor nuk do të kenë mundësi të krijojnë një historik të profilit të tyre dhe të rimbushjeve të kryera, ndërsa Vodafone do të ruajë hollësitë e porosive të klientëve Vizitorë të regjistruar në faqen zyrtare të Vodafone Albania.
  • Vlera e rimbushjes elektronike e zgjedhur nga ju në fushën përkatëse, përkon me çmimin e rimbushjes elektronike (TVSH e përfshirë dhe e zbatueshme).
  • Ky shërbim ju ofrohet vetëm me kushtet:
a. Duhet të jeni mbi 18 vjec;
b. Duhet të keni një kartë te vlefshme krediti ose debiti VISA ose MASTERCARD në emrin tuaj;Ju lutemi të vini re se Ne do t’ju ofrojmë akses pa pagesë në elementet e Shërbimit por ju mund të keni shpenzime dhe kosto të tjera për navigimin në Internet sipas planit tuaj tarifor nëse vizitoni faqen web përmes telefonit tuaj celular dhe nëpërmjet përdorimit të aplikacionit My Vodafone
Të lutem prit