Planet Vodafone Unlimited

Përse duhet të zgjedh  Vodafone Unlimited?

  • internet
    Transfero internet falas deri në 2GB në muaj
  • main_icn_Mobile
    Më shumë kontroll mbi shpenzimet tuaja përmes My Vodafone App
  • main_icn_Roaming
    Kupona pa limit në Vodafone More 
  • rank-virtuoso
    Muzik pa limit me Tidal 
  • network-signal
    Komunikim i pandërprerë
  • main_icn_Location
    Merr planin edhe jashtë Shqipërisë 

FAQ's

A janë planet Unlimited vërtet pa limit?
 

Pavarësisht se çfarë plani Unlimited zgjidhni, do të keni të internet pa limit për t'u përdorur. Planet vijnë me shpejtësi të ndryshme maksimale të internetit, që të përputhen me mënyrën se si i përdorni ato. Planet Unlimited kanë një politike të përdorimit të drejtë ku varësi të planit të përzgjedhur me kalimin e kufirit të përdorimit të drejtë për shërbimet zanore (4000min ose 15000min) dhe SMS (1000 ose 5000) kombëtare pajtimtari do të tarifohet me Pay as You Go sipas listës së tarifave standarte. Në varësi të planit të përzgjedhur me kalimin e kufirit të përdorimit të drejtë për shërbimin e internetit (200GB ose 500GB) pajtimtari do të vijojë të përdore shërbimin internet pa limit por me shpëtesi të reduktuar deri në 128kbps.

Ku mund të shikoj çfarë përmban plani im tarifor si dhe ku e verifikoj balancën?
 

Për të marrë informacion  mbi konsumin e përfitimeve të planit dërgo një SMS me tekst A në numrin 145 ose direkt në Aplikacionin My Vodafone. 

Pas përfundimit të kontratës e përfitoj më këtë ofertë?

Kjo ofertë vlen  deri në përfundim të afatit të rënë dakort por  nuk keni pse shqetësoheni. Vodafone do t’ju informoj për çdo ndryshim paspërfundimit të kohëzgjatjes së kontratës.

Nëse dua të shkëpus kontratën kam penalitete?

Në rastin e terminimit të parakohshëm të kontratës do të aplikohet penalitet me vlerën 5,000 lekë i llogaritur në mënyrë proporcionale me muajt e mbetur të kontratës.

Njoftohem kur i konsumoj minutat ndërkombëtare?

Po njoftohesh kur arrin 80%  dhe 100% të përdorimit të njësive. 

A më përfundon ndonjëherë interneti, pra a ka gjithsesi një limit dhe çfarë ndodh më pas?

Pas përdorimit të njësive të internetit në kufirin e përdorimit të drejtë me 200GB në Vodafone Unlimited dhe  500GB në Vodafone Unlimited+ mund të lundrosh në internet pa limit me shpejtësi të reduktuar 128kbps ose të aktivizosh paketa shtesë në My Vodafone App pwr shpejtwsi maksimale.

Si e përdor shërbimin Roaming?

Përfitimet e përfshira në pagesën fikse mujore të planit Vodafone Unlimited janë të vlefshme edhe në Roaming 
•    Me pagesë fikse ditore 400 lekë me TVSH në EU, USA dhe Canada 
•    Me pagesë fikse ditore 1000 lekë me TVSH
Për roaming në vendet e balkanit perëndimor kliko këtu https://www.vodafone.al/roaming/roaming-in-ballkans/

Si mund të kontrolloj shpenzimin në Roaming?

Përdorni shërbimin Kontrolli i Internetit në Roaming i cili:

  • Njofton mbi përdorimin e internetit në roaming.
  • Bllokon shërbimin e internetit në roaming kur limiti mujor është arritur.
  • Automatikisht aktiv për të gjithë abonentët tanë me kontratë
  • I vlefshëm në të gjithë botën.

Me këtë shërbim ju mund të mbani nën kontroll shpenzimet tuaja të internetit në roaming. Kur ky shërbim është aktiv, ju njoftoheni kur jeni duke perdorur internet me çmime standarde roaming si dhe në limitet e mëposhtme:

 

 

Skema1
 2,000 Lekë (do të merrni thjesht një njoftim kur arrini këtë limit)

4,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)

20,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)

 

Skema2
 5,000 Lekë (do të merrni thjesht një njoftim kur arrini këtë limit)

10,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)

50,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)

 

Skema3
 10,000 Lekë (do të merrni thjesht një njoftim kur arrini këtë limit)

20,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)

100,000 Lekë (do të merrni një njoftim kur të jeni afër kësaj vlere dhe do t’ju ndërpritet interneti në roaming sapo ta arrini atë)

 

 

 

 

 

 

Në momentin që ju lidhni një kontratë me Vodafone Albania, Skema 2 është e parazgjedhur në llogarinë tuaj. Ju mund t’a ndryshoni atë në bazë të nevojave tuaja nëpërmjet:

SMS (Dërgoni teksin S1 ose S2 ose S3 te 149) për të përzgjedhur skemën që dëshironi).

#123# (Te menuja Roaming).

My Vodafone (Te menuja Roaming).

Kur shpenzimi juaj i internetit në roaming arrin limitin e paracaktuar mujor në vlerën:

  • 4,000 Lekë (pa TVSH) ose 20,000 Lekë (pa TVSH) per Skemën 1
  • 10,000 Lekë (pa TVSH) ose 50,000 Lekë (pa TVSH) per Skemën 2
  • 20,000 Lekë (pa TVSH) ose 100,000 Lekë (pa TVSH) per Skemën 3

Vodafone automatikisht bllokon shërbimin e internetit në Roaming. Kjo shërben për t’ju mbrojtur dhe për të shmangur shpenzimet e paparashikuara në Roaming.

Si mund ta zhbllokoni shërbimin e internetit në roaming?

  • Sapo të merrni njoftim që interneti në roaming po ndërpritet dhe pasi ta konstatoni vetë atë, nëse dëshironi të vazhdoni të përdorni internetin pavarësisht shpenzimit, mund të zhbllokoni shërbimin e internetit në roaming duke dërguar një SMS falas me tekst "PO" te "149".
  • Nëse ju vendosni të zhbllokoni shërbimin e internetit për herë të dytë, ju nuk do të merrni njoftime të tjera me SMS për muajin aktual dhe do jeni në gjendje të lundroni në internet pa kufizime me çmime standarde roaming.
  • Nëse ju nuk ndërmerrni asnjë veprim për zhbllokimin e internetit në roaming, ai do të aktivizohet automatikisht në muajin pasardhës.

Aktivizimi/Çaktivizimi i shërbimit

Ju mund të zgjidhni ta çaktivizoni këtë shërbim tërësisht duke dërguar një SMS falas në 149 me tekst " D"

Nëse doni të aktivizoni përsëri shërbimin ju mund të dërgoni një SMS falas në 149 me tekst "A"

Të lutem prit