TrendMicro
Vodafone DDoS Protect
Siguria kibernetike tani është më e rëndësishme se kurrë.
Mbrojtja nga kërcënimet që i kanosen sigurisë dixhitale është thelbësore per bizneset, në mënyrë që ata të
punojnë të sigurtë dhe të fokusuar në aktivitetet e tyre ditore.
Çfarë është një sulm DDoS? Një sulm DDoS (Distributed Denial of Service) ndodh kur një server ngarkohet me trafik jo legjitim, duke e bërë shërbimin të padisponueshëm për përdoruesit për një periudhë të caktuar. Kjo mund të rezultojë në humbje të të ardhurave, një rënie të besimit të klientit dhe një ulje të cilësisë së shërbimit.
Pse ndodhin? Sulmet DDoS janë të lehta për t'u ndërmarrë dhe kushtojnë vetëm 5$ për sulm. Ato mund të motivohen nga arsye të ndryshme, duke përfshirë konkurrencën, luftën kibernetike, shantazhin dhe vjedhjen e të dhënave.
Unë kam një Firewall a do të më mbrojë? Firewall-et nuk janë krijuar për të parandaluar sulmet DDoS. Në fakt, vetë Firewall mund të bëhet objektiv i një sulmi DDoS.
Kush ka nevojë për Vodafone DDoS Protect? Organizatat që ndajnë informacione apo konsumojnë të dhëna, ato që kanë një faqe interneti, si dhe punonjësit që përdorin shërbime në cloud, mund të bëhen objekt sulmi DDoS.
Avantazhet e Zgjidhjes
Mbrojtje e plotë DDoS
Kohë e shpejtë reagimi, kapacitet i pakufizuar i trafikut dhe shikueshmëri e plotë e rrjetit për të siguruar mitigimin e rrezikut.
Rrjeti Vodafone
Me mbulimin tonë të rrjetit global, ne mund të trajtojmë sulmet e të gjitha madhësive.
Shërbim i tërthortë
Ju do të keni një shërbim të personalizuar (SLA), me anë të njoftimeve, suportit dhe një portal të lehtë për t'u përdorur – të gjitha nga një pikë të vetme kontakti.
Mitigim i personalizuar
Ne shikojmë nivelet e trafikut dhe krijojmë një zgjidhje që i përshtatet tipologjisë së sulmit.
Qendrat Operative të Sigurisë 24/7. Për t'ju mbajtur të sigurt në çdo kohë.
Paneli DDoS
Monitoroni sigurinë tuaj përmes raporteve të detajuara dhe azhornimeve në kohë reale.
Trend Micro
Shërbimet Trend Micro™ Worry-Free™ janë zgjidhje të kompletuara, mundësuar nga teknologjia X-Gen, për të përmbushur çdo nevojë në lidhje me sigurinë dixhitale. Me një kombinim teknikash mbrojtjeje të përparuara, ky shërbim gjen dhe eliminon boshllëqet e sigurisë gjatë çdo aktiviteti dhe nga të gjitha pajisjet fundore (laptop, desktop, pajisjet celulare, servera), lundrimi në Internet si dhe gjatë bashkëpunimeve me email apo cloud.