Çfarë është Virtual PBX?
Virtual PBX është një sistem telefonik i cili përdor teknologjinë VoIP (Voice over Internet Protocol). Në ndryshim nga telefonia tradicionale, ky shërbim nuk kerkon rrjet instalimi apo shumë paisje fizike. Një përdorues mund ta aktivizojë sherbimin si në një paisje fizike ashtu edhe në një aplikacion soft.Ky shërbim të mundëson të krijosh zyrën tënde në çdo cep të botës pa pasur nevojë për lidhje me një adresë fizike, pa kosto të larta në blerje paisjesh apo mirmbajtje rrjeti. Gjithashtu mundëson që një biznes të pajiset me rrjet telefonik shumë shpejt.
Sherbimi virtual PBX mundëson nxjerrjen e statistikave të detajuara mbi telefonatat. Pas çdo telefonate hyrëse përdoruesit mund të shikojnë në ndërfaqen e PBX, orën e telefonates, kohëzgjatjen e saj, madje dhe kohën e pritjes. Gjithashtu është e mundur të shikohet se cili numer ka telefonuar apo cili agjent eshte përgjigjur.
Avantazhe të shërbimit Virtual PBX:
Mund të bësh apo presësh telefonata nga një numër fiks edhe duke përdorur laptopin/PC apo celularin. Eliminohen kostot e larta për paisje fizike, shtrim linjash apo kosto mirmbajtjeje.
Thirrja mund të konfigurohet që te vij te telefoni i zyrës dhe në celular në të njëjtën kohë, pa asnjë kosto të transferimit të thirrjeve.
Ështe më i lirë se telefoni fiks apo centrali tradicional.
Virtual PBX është i thjeshtë për t’u instaluar.
Nëse biznesi ka degë në vendodhje të ndryshme, virtual PBX duke integruar të gjithë punonjësit në një rrjet, ndihmon që ata të ndihen më pranë.
Mundësi për të rritur cilesinë e shërbimit nëpërmjet disa funksionaliteteve që i gëzon vetëm shërbimi virtual PBX, si sekretaria telefonike, regjistrimi i telefonatave, akses online në kohë reale etj.
Suport i menjëhershëm për shtim apo ndryshim përdoruesish dhe jo vetëm.